Loading the player...


INFO:
Në burg për plagosje-Digjet lokali i Ramadan Zotos në Ksamil‼️ Një lokal në Ksamil është djegur plotësisht nga zjarri në orët e para të mëngjesit. Biznesi përdorej nga një 41-vjeçar, i cili e kishte marrë me qera nga Ramadan Zoto, i njohur edhe si Ramadan Canaj, aktualisht i paraburgosur për plagosjen e dy personave më 17 korrik në Sarandë. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa një hetim ka nisur për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ramadan Zoto, (allias Ramadan Canaj) gjatë një sherri më 17 korrik të këtij viti në lagjen nr. 3 të Sarandës, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, plagosi me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamaj. Plagosja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për një sipërfaqe toke. Zoto u arrestua më 22 gusht 2025 gjatë një aksioni në Korçë.